Bojaxhi: Vitin e ardhshëm, furnizim 24 orë me drita

Kryetari i KESH-t, Gjergj Bojaxhi i ftuar në Ora Neës foli rreth situatës hidrike në vend si dhe masave që janë marrë për furnizimin 24 orë me energji elektrike në të gjithë vendin, po ashtu edhe me kandidimin e tij për kreytar i PD-së për Tiranën. "Situata hidrike është përmirësuar, në vitin 2009-të hymë në nivel të mirë të kaskadës. Unë shpresoj se niveli i Fierzës do jetë 280 metra në fillim të janarit.". Sipas Bojaxhi kontratat e importit kanë vazhduar, importin më të madh po e bën OSSH-ë, dhe muajin e fundit çmimet e energjisë kanë rënë.Gjergj Bojaxhi deklaroi se " Korporata do të furnizojë 24 orë me energji elektrike. Duke qenë periudhë dimri, ka pasur difekte, sidomos me ardhjen e ngricave, por nuk do ketë probleme. Vetëm nëse kemi dimër tepër të ftohtë, kjo do ketë probleme për rrjetin.", u shpreh drejtori i KESH-it. Ndër të tjera Bojaxhi tha se "Tani po furnizojmë në mënyrë normale, përveç zonës së Vlorës për shkak të një lidhje të re. Edhe gjatë festave do ketë drita 24 orë, ne mendojmë se kjo sitiuatë do të vazhdojë gjatë gjithë muajve të ardhshëm. Jemi të hapur për kontrata të reja.". ai numëroi edhe një sërë masash që janë marrë për furnizimin e vendit me energji. "Vazhdon ndërtimi i Tec-it në Vlorë, janë mbyllur procedurat në dipeçerin e Kasharit, po ashtu edhe një sërë masash të tjera." Lidhur me akuzat se biznesmeni Damir Fazlliç ka shitur energji nëpëmjet Rudnap ai tha se "Fazlliç nuk ka shitur energji nëprmjet Rudnap. Rudnap ka qenë pjesë e EFT-së. Rudnap ka hyrë në garë dhe ka fituar kur ka pasur çmimin e ulët.". Bojaxhi u shpreh se është pro privatizimit të OSSH-së sepse do të çcojë në përmirësim e shërbimit ndaj konsumatorit. Lidhur me kandidaturën e tij për kryetarin e PD-së për Tiranën ,Gjergj Bojaxhi deklaroi "Seksionet e PD-së më kanë propozuar për kandidat, unë nuk kam shpallur kandidaturën. Jam i gatshëm që nëse gjykohet nga stukturat, se jam kandidat i bisueshëm për PD-në për Tiranën. Gjykoj pozitive faktin që janë edhe shumë emra të tjerë në garë, më duket reflektim demokratik. Gjykoj se PD-ja do hyjë si në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato të brendshme se kë do kandidojë. Jam i gatshëm që të kontriboj nëse PD-ja më kërkon të jem deputet."