Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal
10/12/2008 Qeveria shqiptare kërkon thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit
Bashkëpunimi më i ngushtë mes vendeve të rajonit në projekte konkrete, duke përfshirë edhe Kosovën, ka qenë kryefjala e takimeve që Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha kanë pasur me sekretarin e përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Hido Bishçeviç. Në këto takime është nënvizuar angazhimi i vendit tonë për projekte konkrete në fusha të rëndësishme si ajo e energjisë, infrastrukturave të mëdha rajonale dhe evropiane. Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se realizimi i këtyre projekteve do të konsolidojë funksionimin e tregut të lirë të këtyre vendeve, si dhe do të forcojnë integrimin e tyre, duke i sjellë ato më pranë aspiratave për integrim euroatlantik. “Në këtë kontekst, është e rëndësishme të bëjmë çdo përpjekje për liberalizimin e plotë të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve në rajonin tonë”, - ka deklaruar Berisha. Në takime Bishçeviç ka theksuar se rajoni po shënon progres në të gjitha fushat, duke vlerësuar si të rëndësishëm faktin që procesi i paqes dhe sigurisë në rajon të përmbyllet me sukses të plotë. Kryeministri Berisha dhe Bishçeviç nënvizuan se shtrirja e misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës është esenciale për paqen dhe sigurinë në rajon. Ndërsa për ministrin e Jashtëm Basha e rëndësishme është përfshirja e Kosovës në tryezat rajonale, ku diskutohen projekte konkrete për zhvillimin e rajonit. “Vlerësojmë se Kosova duhet të përfshihet më aktivisht në proceset integruese rajonale, sidomos në forume si RCC, që ofrojnë një përqasje pragmatike dhe të orientuar drejt rezultateve në fusha prioritare të bashkëpunimit”, - ka deklaruar kryediplomati shqiptare gjatë takimit që pati me Bishçeviç. Ministri Basha theksoi rëndësinë që kanë për Shqipërinë projektet rajonale, sidomos ato për lëvizjen e lirë, energjinë, infrastrukturën e të gjitha llojeve etj. Me këtë rast ai paraqiti interesin e palës shqiptare për ngritjen në Shqipëri të një qendre rajonale për trajtimin e ujit me teknologji me kosto të ulët, ku integrohen edhe energjia, mbetjet etj. Basha e informoi sekretarin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal mbi vullnetin e qartë të palës sonë për të qenë pjesëmarrëse aktive në proceset bashkëpunuese rajonale. Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u ra dakord për një koordinim më të frytshëm të punës, me synim rritjen e rolit të vendit tonë në këtë strukturë të rëndësishme rajonale.
Sekretari i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka paraqitur projektprogramet e këtij këshilli për periudhën në vijim në fusha si energjia dhe infrastruktura, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe donatorë të rëndësishëm, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai ka thënë se aktualisht po punohet për ndërtimin e një mekanizmi të përhershëm bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të BE-së, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe koordinatorëve të vendeve të rajonit, si dhe për shtrirjen e projekteve të këtij këshilli në fusha si transporti rajonal, parandalimi dhe përballimi i emergjencave etj.