Do të hiqen vizat me Bosnjen
10/12/2008 Kryeministri i Shqipërisë dhe i Bosnjë-Hercegovinës shprehen për liberalizimin e vizave
Kosova në qendër të bisedës në takimin mes kryeministrave Sali Berisha dhe Nikola Spiriç
Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të nisin shumë shpejt punën për të mundësuar liberalizimin e vizave, që shtetasit të lëvizin lirisht në të dyja vendet. Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij boshnjak Nikola Spiriç kanë rënë dakord në takimin e djeshëm që ministritë e Jashtme dhe të Brendshme të dy shteteve të firmosin marrëveshjet e nevojshme për ripranimin, për të bërë të mundur që të hiqen sa më shpejt vizat për qytetarët e dy vendeve tona. Pas takimit në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare Berisha dhe Spiriç nënvizuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, çka është konsideruar në interes të të dyja palëve. “Ministritë tona të Jashtme dhe të Brendshme do të angazhohen që të nënshkruajnë të gjitha marrëveshjet e nevojshme për ripranimin, në mënyrë që të heqim sa më shpejt vizat për qytetarët e dy vendeve tona. Ne besojmë se liberalizmi i vizave ka një rëndësi shumë të madhe në bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi do të lehtësojë shumë bashkëpunimin ekonomik dhe sidomos bashkëpunimin në fushën e turizmit”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit shqiptar. Duke konfirmuar fjalët e Berishës, mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave mes dy vendeve ka dhënë edhe kryeministri boshnjak Nikola Spiriç. “Do të dukej e pavend që ne kërkojmë të kemi liberalizmin e vizave për sa i përket zonës ‘Shengen’, ndërkohë që ne ende nuk kemi liberalizuar vizat mes dy vendeve tona. Liberalizmi i vizave mes dy vendeve tona do të kontribuojë shumë në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të bizneseve. Kjo do të sjellë më shumë investitorë të Bosnjës në Shqipëri dhe anasjelltas”, - deklaroi Spiriç. Kryeministri shqiptar tha se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të shkëlqyera, por ka volum të madh pune për të bërë, në mënyrë që këto marrëdhënie të progresohen me shpejtësi në të gjitha fushat. Ai bëri me dije se u ra dakord të hartohet një plan i përbashkët pune për të shënuar rezultate konkrete në intensifikimin e marrëdhënieve. Nga ana e tij Spiriç nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e tjera, si: energji, dogana, kulturë, shkencë e sporte. Sipas tij, duhen bërë marrëveshje që nuk do të jenë thjesht marrëveshje në dukje, por duhet të jenë të tilla që në thelb do të krijojnë më shumë lehtësi për qytetarët e dy vendeve.
Krerët e dy qeverive kanë komentuar edhe zhvillimet në Kosovë. Për Kryeministrin Berisha procesi i bashkëpunimit rajonal konsiderohet shumë i rëndësishëm. Ai theksoi se mbështet shpalosjen e misionit EULEX në Kosovë dhe në tërësi bashkëpunimin rajonal. Për Spiriç Bosnjë-Hercegovina shpreson që zgjidhja e çështjes së krizave ndërkombëtare dhe lokale të bëhet vetëm në mënyrë demokratike. Ai theksoi se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë dialogun. “Qëndrimi zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës është se çdo gjë që mund të ndodhë në Kosovë ajo patjetër do të ketë ndikimin e saj edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Mendoj se kjo ka qenë një politikë e mirë dhe një politikë e mençur. Kjo politikë mbetet akoma e njëjtë, nuk ka ndryshuar ende. Jam i mendimit se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të intensifikohet më tej. Mendoj se edhe pozicioni i Kosovës duhet të jetë po ky, t’i referohet dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”, - deklaroi Kryeministri boshnjak.