Bojkot gjyqeve, avokatët e të varfërve 7 muaj pa paga
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Mbi 100 avokatë në të gjithë vendin, të cilët janë caktuar kryesisht nga gjykata dhe prokuroria për të mbrojtur të pandehur të varfër, prej të paktën shtatë muajsh nuk janë paguar për proceset që kanë zhvilluar.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj, deklaron se nëse kjo situatë nuk zgjidhet ata në fillim të prillit do të bojkotojnë proceset gjyqësore.
Sajmir Visha
Shoqata e avokatëve penalë ka vendosur të bojkotojë përfaqësimin në gjykatë deri në momentin që të marrin paratë e prapambetura për çështjet kryesisht. Sipas kreut të shoqatës së avokatëve penalë, Sajmir Visha, ata kanë që në muajin shtator 2009, që nuk marrin para për përfaqësimin e tyre, kur janë zgjedhur si avokatë kryesisht. Sipas të dhënave, vetëm pak kohë më parë, shoqata e avokatëve penalë është mbledhur duke diskutuar në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës. Një nga çështjet kryesore dhe më të rëndësishme që është diskutuar në këtë mbledhje ka qenë ajo e pagesës për çështjet kryesisht (kur avokatët paguhen nga shteti për të përfaqësuar mbrojtjen e të arrestuarve, të cilët nuk marrin avokat personal). Avokatët penalë kanë treguar se pavarësisht se kanë përfaqësuar shumë klientë për çështje kryesisht, Gjykata nuk i ka paguar. Këto pagesa nuk janë bërë që nga muaji shtator i vitit 2009 e deri më sot. Në këto kushte, shoqata ka vendosur të ngrejë zërin dhe të kërkojë që në një kohë të shkurtër të bëhet pagesa e tyre.
Maks Haxhia
Ndërsa, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, tha se është në dijeni me problemin e avokatëve kryesisht dhe u ka përcjellë shkresë zyrtare autoriteteve dhe për këtë po pret një përgjigje. Avokatët kryesisht mbrojnë të pandehur në gjendje jo të mirë financiare, përgjatë hetimeve paraprake në prokurori dhe në seancat gjyqësore dhe paguhen nga fondet e prokurorisë dhe gjykatës.
Ligji
Sipas ligjit, qytetarëve që kanë probleme me drejtësinë, por nuk kanë mundësi financiare të marrin një avokat, u vjen në ndihmë shteti duke u garantuar një mbrojtje ligjore. Tarifat përcaktojnë se sa paguhen avokatët kur marrin një dosje qoftë në themel, ashtu edhe për të qenë vetëm në një masë sigurie. Tarifat ndryshojnë në varësi të mbrojtjes ligjore që jepet sipas Gjykatës ku ndodhet dosja. Ato vijnë duke u rritur nëse dosja gjykohet në Gjykatën e Lartë apo atë Kushtetuese. Më shumë, këto shërbime konkretizohen në masat e sigurisë, ku janë më të shumta kërkesat e të pandehurve që kërkojnë një mbrojtje kryesisht. Një procedurë e tillë ndiqet edhe në gjykatat e tjera, por për shkak të natyrës së punës numri i këtyre avokatëve është më i vogël. Sipas statistikave të Gjykatës së Faktit të Tiranës, një përqindje e konsiderueshme e të arrestuarve detyrohen të zgjedhin avokat kryesisht. Një pjesë e bën këtë zgjedhje për arsye të vështira ekonomike dhe pjesa tjetër për shkak të krimit që mund të ketë kryer duke mos u kujdesur për të asnjë nga të afërmit. Kjo e fundit ka të bëjë me të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me krim brenda familjes.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010