Gjuha shqipe, provim për të diplomuarit jashtë
Autori i Lajmit: Redaksia
Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri për të vijuar studimet e larta, do të duhet të japin paraprakisht provimin e gjuhës shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë për tu pranuar më pas në provimet e Maturës. Rregullorja e re e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, saktëson se “zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Mbi bazë të rregullores këta nxënës duhet të japin katër provime të maturës, në ndryshim nga vitet e kaluara kur jepnin vetëm dy prej tyre. “Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për tu pranuar në universitet, duhet të japin Matematikën, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menusë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2)”, thuhet në rregullore. Për sa u përket provimeve me zgjedhje, do të respektohet zgjedhja individuale, përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar. Kjo kategori konkurruesish duhet ti dorëzojë dokumentet brenda periudhës 1-15 prill. Dosja përmban kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesën origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010