E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Jo zgjidhje të njëanshme krizës”

Autori i Lajmit: Redaksia
Para nisjes së seancës së djeshme parlamentare, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se opozita i drejtohet Parlamentit për një arsye, atë të zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale. “Jemi për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale, jemi këtu për të çuar deri në fund kontributin tonë për të zgjidhur krizën, e vetmja palë që ka bërë kompromis për zgjidhjen e krizës është PS, e cila ka thyer edhe bojkotin, jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhjen e krizës ashtu siç kërkojnë edhe ndërkombëtarët, brenda Parlamentit. Deputeti Braçe i bëri apel kryeparlamentares Topalli për të reflektuar për krizën, ndërkohë që thekson se zgjidhja e krizës nuk duhet të jetë e njëanshme. “Duam të gjejmë zgjidhje jo të njëanshme, duam të arrijmë një marrëveshje, jo të bëjmë pazar. Ne nuk do të jemi në Parlament në momentin që nuk do flitet më për zgjidhjen e krizës, i bëj apel Kryetares së Kuvendit që gjithmonë është me vonesë, që të reflektojë për zgjidhjen e krizës”, – deklaroi Braçe.

Ky lajm është publikuar: 26/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›