Komandanti Bërdo: “Ja pse i lirova nga detyra 29 komandot”
Autori i Lajmit: Redaksia
Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Viktor Berdo, thotë se 29 komandot e liruar nga detyra mund ti drejtohen gjykatës për të kundërshtuar vendimin. “Ne kemi vepruar në bazë të shkallës së fajit dhe kompetencave që na jep ligji.
Reagimi
Komandot kanë shkelur statusin e ushtarakut të Republikës së Shqipërisë në atë që kanë nënshkruar një kontratë kolektive ultimative, veprim që nuk duhet ta bëjnë se kanë kufizime ligjore. Nëse ata ankohen është e drejtë e tyre ta dërgojnë çështjen në gjykatë. Unë kam zbatuar vetëm ligjin, kompetencat që më jep ligji në raport me shkallën e fajit dhe të përgjegjësisë që ata kanë. Ata nuk shërbejnë më në Forcat e Armatosura për sa kohë janë ndëshkuar në bazë të ligjit” tha Berdo. Gjeneral Berdo, sqaron se komandot kishin nënshkruar një kontratë kolektive përpara nisjes me mision në Afganistan. Ata kanë thyer rregullat e ushtrisë, pasi janë rebeluar për shkak të taksës 10% mbi të ardhur që aplikohet në vend. Në kontratat e firmosura me Ministrinë e Mbrojtjes, komandot do të paguheshin 60 dollarë në ditë. 29 nënoficerët e regjimentit komando, që kanë shërbyer me mision paqeruajtës në Afganistan janë liruar nga ushtria me motivacionin “Ulje të dinjitetit ushtarak në misione jashtë atdheut dhe rebelim kundër institucionit” dhe nuk mund të kthehen më në detyrë përveç se me vendim gjykate.
Motivacioni i lirimit
29 ushtarakët me grada nënoficerë u ankuan përgjatë misionit të tyre në Afganistan se u ishte shkelur kontrata që firmosën me shtetin, ky reagim i tyre është motivuar si turpërim i Atdheut jashtë vendit dhe rebelim ndaj institucionit. Në pretendimin e ushtarakëve thuhet se ata nuk janë rebeluar sikurse cilësohet nga zyrtarët, por kanë reaguar për shkeljen e kontratës të firmosur në gusht 2009, përpara se të niseshin për në Herat të Afganistanit. Në dokumentin në fjalë nënoficerët kanë firmosur se do paguheshin 60 dollarë dita, por kjo shumë u është tatuar dhe ata kanë marrë vetëm 54 dollarë, shkelje kjo sipas tyre që i ka shtyrë të ankohen në grup në muajin dhjetor. Por, burime të Ministrisë së Mbrojtjes thonë se një ushtaraku nuk i lejohet ankesa dhe reagimi në grup pasi kjo konsiderohet rebelim. Zyrtarë të Forcave të Armatosura mbajnë qëndrimin se përgjatë muajit dhjetor kur komandot ishin me mision në Herat dhe Shinad kanë braktisur misionin, duke mos pranuar të dalin me shërbim dhe kjo sipas tyre quhet turpërim i vendit me aleatët.
Pagat e komandove shqiptarë, më të ulëtat
Pagat e komandove shqiptarë janë më të ulëtat krahasuar me të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Shpesh kjo vë në dilemë paqeruajtësit për të marrë përsipër rrezikun apo jo në frontin e luftës për një shpërblim mjaft të paktë krahasuar me kolegët e tyre të vendeve të NATO-s. Krejt ndryshe nga bashkëluftëtarët e tyre, komandot shqiptarë janë ndër më të keqtrajtuarit financiarisht. Kjo ka qenë arsyeja që nxiti Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe vetë forcat tona paqeruajtëse që të kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe të shpërblimeve në dhjetor të vitit të kaluar. Një nga drejtuesit e Regjimentit të Forcave Komando në Zall-Herr u pat shprehur se disa muajsh kanë nisur negociatat me qeverinë shqiptare. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur disa propozime konkrete. Më datë 17 dhjetor, një ekip i Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte edhe përfaqësues të repartit elitë të Ushtrisë shqiptare në Zall-Herr, kanë zhvilluar një takim me Komisionin Parlamentar të Rendit dhe Sigurisë. Në bisedimet e zhvilluara me deputetët është kërkuar ndërhyrja me urgjencë e sistemit të pagave për forcat ushtarake shqiptare që shërbejnë në zonat e konfliktit. Pagat e FA-së de jure, pësuan rritje me një vendim qeverie, që u botua në Fletoren Zyrtare më 31 janar të këtij viti, që i rriste ndjeshëm pagat e ushtarakëve, deri në 9 mijë lekë në ditë për drejtuesit e ushtrisë. Por, realiteti tregon tjetër pamje, ku komandot në Afganistan janë paguar me vetëm 54 dollarë dita.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010