Bojkoti, PS: Misioni ynë, të mbrojmë votën
Partia Socialiste ka ripërsëritur qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në parlament, pa u plotësuar kushtet e vendosura prej tyre, të lidhura me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
TIRANË- Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e parë të qeverisë lidhur me kushtet për bojkotin e opozitës ka reaguar Partia Socialiste. Sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se pavarësisht refuzimit të kryeministrit opozita i qëndron vendimit të saj për të mbrojtur votën dhe ligjin.
Sipas Klosit, PS është e vendosur për të mos lejuar, sipas tij, që zgjedhjet të vazhdojnë të jenë një proces i manipuluar.
“PS është e vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligji të kthehet në në letër pa vlerë, që zgjedhet të vazhdojnë të jenë në Shqipëri , një proces i manipuluar” u shpreh Klosi.
Pesë deputetët e “Lëvizjes për Mendim Ndryshe”, Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello, kërkuan sot që" grupi kuvendor socialist të ndërpresë bojkotin e Kuvendit.
(e.n/BalkanWeb)