Gjinushi: Qeveria e re, mashtrim i pastër elektoral
Një ditë pas betimit të qeverisë së re, kreu i PSD, Skënder Gjinushi e konsideron ekzekutivin e ri si “bashkim të bandës së Gërdecit me atë të thesarit të shtetit”. Koalicionin mes PD dhe LSI , Gjinushi e ka cilësuar një mashtrim elektoral.
TIRANE- “Te qeveria e cila u betua dje para presidentit Topi është bashkuar banda e Gërdecit me atë të thesarit të shtetit”, kjo ka qënë deklarata e kreut të PSD, Skënder Gjinushi një ditë pas betimit të qeverisë “Berisha 2”. Duke thekuar se qeveria e re nuk është ngritur mbi bazën e vullnetit të zgjedhësve, Gjinushi nënvizoi bindjen e socialistëve se bojkoti i Kuvendit është një hap i domosdoshëm, sipas tij në të mirë të votës së lirë dhe legjitimitetit të institucioneve.
“Qeveria e re nuk u ngrit për zbardhjen e krimit të Gërdecit, por për mbulimin e tij, duke shkatërruar përfundimisht drejtësinë dhe gjyqësorin në Shqipëri. Bojkoti i Kuvendit është një lëvizje e domosdoshme e opozitës e cila kërkon rikthimin e votës së lirë, kërkon rikthimin e legjitimitetit të institucioneve të cilat duhet të ngrihen vetëm me zgjedhje të standardeve europiane” u shpreh Gjinushi.
Koalicionin mes PD dhe LSI , kreu i PSD e ka cilësuar një mashtrim të pastër elektoral, cka ka sjellë sipas tij një qeverisje ilegjitime.
(e.n/BalkanWeb)