Helmohet nga ushqimi cifti i të moshuarve, vdes 65 vjecarja
Të moshuarit kanë dashur të celin syfyrin këtë mëngjes, pasi agjërojnë, por menjëherë kanë patur shqetësime pas konsumimit të ushqimit.Për pasojë Deje Hila ka humbur jetën, kurse bashkëshorti i saj, është në gjendje të rëndë.
LUSHNJE- Helmohen nga ushqimi një cift bashkëshortësh të moshuar në Cermë të Lushnjës. Për pasojë gruaja Deje Hila 65 vjec ka humbur jetën në spital kurse bashkëshorti i saj, 69 vjecari Ramadan Hila është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës. Të moshuarit kanë dashur të celin syfyrin këtë mëngjes, pasi agjërojnë por menjëherë kanë pësuar helmim.
Dy bashkëshortët janë gjetur nga familjarët e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Lushnjës. Edhe pse janë trajtuar menjëherë nga ana e bluzave të bardha në repartin e reanimacionit, e moshuara Deje Hida ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në këtë spital. Ndërkohë gjendja e bashkëshortit të saj, Ramadan Hida vazhdon të jetë e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ai po vazhdon mjekimin intensiv në repartin e reanimacionit. I moshuari ka rrëfyer se së bashku me bashkëshorten e tij kanë konsumuar ushqim gatim shtëpiak si fasule, dhe syltjash një ushqim ky përzierje me qumësht si dhe kulac dhe pas ushqimit janë ndier të dy rënde.
Mjekët kanë pohuar jashtë kamerës së janë marrë kampionë ushqimesh dhe janë dërguar për analizë në laboratorin toksikologjik në kryeqytet. Ndërsa nga ana tjetër kanë shtuar se nuk ka asnjë të dhënë për toksikimin e dy të moshuarëve dhe cdo përgjigje do të jepet pas analizave të ushqimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)