E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërrohet komanda e delegacionit ushtarak italian

Nga sot krye i delegacionit italian te eksperteve do të mbahet nga kolonel Diego Regali ndersa largohet Aldo Piccoti qe u nderua me nje medalje nga Ministria e Mbrojtjes. Kurse Presidenti nderoi me Medaljen e Shqiponjes nje gjeneral 

TIRANE-Gjeneral Aldo Piccoti ka lënë detyrën pas 3 vjetesh në krye të delegacionit italian të eksperteve në Shqipëri Gjeneral Aldo Piccoti. Nga sot detyra do të mbahet nga kolonel Diego Regali. Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës është zhvilluar sot ne Universitetin Ushtarak “Skenderbej” në Tirane, ku të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe përfaqësues të lartë të forcave të armatosura shqiptare dhe asaj italiane. Po në këtë ceremoni eshte bere dorezimi i Medaljes se Arte të Shqiponjes dhene nga presidenti i Republikes , gjeneral major Paskuale Preciozes, per kontributin e dhënë në forcimin dhe modernizimin e Forcave te Armatosura shqiptare. Kurse Gjeneral Aldo Piccotit i eshte dorezuar medalja nga Ministria e Mbrojtjes per Sherbime te Shquara, ne forcimin e marredhenieve 2 palëshe në fushen e mbrojtjes.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›