E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kandidatët për studentë protestë në dyert e universitetit

Maturantët të irrituar kanë kërkuar të futen me forcë në ambientet e universitetit. Për të qetësuar situatën është kërkuar dhe ndërhyrja e policisë. Ata kërkojnë regjistrimin e tyre edhe pse me mesatare nën notën 6. 

VLORE- Vendimi i Senatit të Universitet “Ismail Qemali” të Vlorës për të mos regjistruar në Universitet maturantë me mesatare nën notën 6, ka irrituar deri në protesta, kandidatët për studentë. Vendimi i senatit u mor një vit më parë, por u shpërfill nga Ministria e Arsimit e cila publikoi në media dhe në internet emrat e kandidatëve që përfitonin studimet e larta duke përfshirë edhe ata me mesatare nën notën 6.

Maturantët të irrituar kanë kërkuar të futen me forcë në ambientet e universitetit, ndërsa për të qetësuar situatën është kërkuar dhe ndërhyrja e policisë.

Forcat blu kanë penguar kalimin e studentëve në katet më lartë të godinës së universitetit, ku do të bëhej dhe regjistrimi ndërsa kandidatët kanë kërkuar me insistim regjistrimin e tyre, duke u bazuar në urdhrin e Ministrisë së Arsimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›