E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti, PS nuk merr pjese ne asnje komision

Deputetet e Partise Socialiste nuk kane marre pjese dje ne punimet e te gjitha komisioneve parlamentare te Kuvendit. Mungesa e ligjvenesve te PS-se ka ardhur pas vendimit qe eshte marre dy dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se. Bojkoti i punes se Kuvendit ka te bejne me qendrimin kunder, per cdo ligj te opozites. Ne mbledhjen e grupit te deputeteve te PS-se, kryesocialisti Rama ka deklaruar se eshte e panevojshme pjesemarrja ne komisione, per sa kohe qe nuk do te votohet asnje ligj. Dje ka zhvilluar punimet Komisioni i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise, i cili miratoi ne parim projektligjin "Per sigurimin e detyrueshem shendetesor". Ky ligj paraqet rendesi per paketat e sherbimi te sigurimeve dhe synon berjen e nje transparence me te madhe. Nderkohe qe po dje, ka zhvilluar mbledhje dhe Komisioni per Sigurine Kombetare, i cili miratoi projektligjin "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8750, date 26.3.2001, "Per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike ose psikotrope". Bojkoti i komisioneve te Kuvendit nga ana e PS-se nuk ka nje afat per perfundimin e tij. Nderkohe qe deputetet e Partise Socialiste do te jene te pranishem ne te gjitha seancat parlamentare te Kuvendit. Sipas vendimeve te PS-se ne seancat parlamentare, ku pritet te zhvilloje debate te forta ne lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›