PS: Gatishmeria per dialog s'ndryshon qendrimin
"Dialogu e kompromisi duan dy pale dhe behen mes dy palesh. Ne kemi qene e jemi gati per dialog ne te mire te vendit dhe per kompromis ne interes te shqiptareve". Kjo eshte deklarata qe ka bere dje Partia Socialiste pas reagimit te mazhorances se PS-ja nuk kerkon negociata per vetem largimin e vemendjes nga grushti i shtetit. Anetarja e Asamblese se PS-se, Megi Ajtyresa tha dje, ne emer te kryetarit te PS-se se opozita eshte e vendosur per dialog dhe per vazhdimin e demonstratave. "Do te jemi perballe me regjimin e kusarise ne protesta te vazhdueshme. Te premten 4 shkurt ne Tirane, Vlore, Lezhe e Korce, do te dalim bashke me popullin per te shprehur kundershtine me kete regjim, per te kerkuar dorezimin e 6 komandanteve te Gardes ne prokurori, per te kerkuar rifutjen ne kornizen e ligjit te Policise se Shtetit, per te kerkuar nje drejtesi te drejte dhe nje zgjidhje te re politike ne emer te Shqiperise Evropiane",-tha dje ajo. Ajtyresa u shpreh se puci i shtetit nuk eshte nje argument qe bind opoziten dhe gjithe shqiptaret. "Sqaroj ne emer te kryetarit te Partise Socialiste dhe opozites, se gatishmeria jone per dialog e kompromis, nuk nenkupton asnje ndryshim te qendrimit tone lidhur me sa po ndodh ne Shqiperi",-tha dje Ajtyesa.