Bojkoti, Rama kokë më kokë me deputetët
Në kushtet kur nuk mund të jenë pjesë e jetës parlamentare, kreu i Partisë Socialiste ka porositur deputetët e grupit të tij parlamentar që të zbresin në bazë dhe të komunikojmë me elektoratin socialist. Mësohet se Rama është shprehur që të zhvillohen mbledhje me strukturat në bazë, kryesisht me asambletë e të gjitha degëve, ku të shpjegohet gjerë e gjatë qëndrimi për bojkotin, por edhe të shihen mundësitë e organizimit të protestave. Rama u konsultua dje paradite me grupet e deputetëve socialistë për çdo qark, duke marrë mendime për lëvizjet e reja që priten të ndiqen. Mësohet se biseda është përvijuar edhe më deputetët që e kundërshtojnë bojkotin.
PS deklaroi bojkotin e Parlamentit zyrtarisht ditën e hënë pak orë para se fillonte seanca e parë e Parlamentit. Në një komunikim me mediat kreu i PS renditi një sërë kushtesh, duke shtuar që për hetimin e zgjedhjeve, veç komisionit hetimor parlamentar të ketë një ligj të posaçëm. PS kërkon identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo administratës së burgjeve që vepruan në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Synohet evidentimi dhe rikthimi në pozicionin e mëparshëm të punës të të gjithë punonjësve të shtetit në administratën vendore e qendrore ose në çdo ent publik, të pushuar nga puna apo transferuar gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Një tjetër kusht është synimi për identifikimin e përgjegjësive institucionale dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucioneve publike, të cilët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.