Godo: Gripi i derrit, në vjeshtë situata bëhet agresive
Situata e qarkullimit të virusit të gripit të derrit AH1N1 do të rëndohet edhe më tej. Stina e vjeshtës sapo ka nisur, dhe specialistët e shëndetësisë japin deklaratat e para për përkeqësim të situatës deri në fund të sezonit.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi dje se situata e gripit do të bëhet agresive në stinën e vjeshtës, por stafi i saj para lënies së detyrës ka zgjidhur problemin më të rëndësishëm: atë të vaksinimit. Dozat e para që do të mbërrijnë në Shqipëri do t‘i marrim nga qeveria gjermane, ndërkohë që një pjesë tjetër do të vijnë nga Komisioni Europian. "Sasia e parë e vaksinave që do të marrim janë rreth 600 mijë doza, ndërkohë që presim edhe 300 mijë të tjera.
Vaksina
"Mund të jap lajme të mira, jemi gati për të bërë një marrëveshje me njërën nga kompanitë e prodhimit të vaksinave, kam pasur konfermën nga sekretarja parlamentare e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë në Gjermani, e cila po sigurohet të na fusë në listën e shtetit gjerman për ///////////therjen e vaksinave. Bisedat janë zhvilluar edhe me drejtoreshën për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse në Europë", sqaroi Godo. Sipas saj, problemi i vaksinave tashmë është i zgjidhur, mbetet për t‘u diskutuar mundësia dhe përgatitja për të përballuar situatën nga spitalet në të gjithë vendin. Problemi i sigurimit të vaksinës po diskutohet për dy muaj me radhë. Tregjet ndërkombëtare dhe kompanitë prodhuese ishin të interesuara për të shpërndarë vaksinën në vende që kanë bërë kërkesa të mëdha dhe jo për tregje të vogla, si Shqipëria. Media e huaj ka sqaruar se në vendet e Bashkimit Europian, përfshirë edhe Gjermania, vaksina do të mbërrijë në muajin nëntor. Për sa i takon vaksinës së gripit normal, as autoritetet shëndetësore shqiptare dhe as kompanitë farmaceutike me degë në Shqipëri, nuk kanë dhënë afat konkret se kur mund të mbërrijnë në farmaci dozat e thjeshta të imunizimit.
Virusi agresiv
Shtimi i infeksioneve të frymëmarrjes, virozat e stinës, uljet e temperaturave dhe qarkullimi i AH1N1 në vendin tonë do të krijojnë një situatë edhe më problematike. Do të kemi shtim të rasteve, kombinim të virozëve si dhe priten kombinime të gripit të zakonshëm me atë të derrit, AH1N1. Buletini informativ i Institutit të Shëndetit Publik referoi dy ditë më parë se nga java në javë kemi shtim të infeksioneve respiratore dhe në mënyrë të veçantë te moshat pediatrike. Më të rrezikuarit mbeten fëmijët, ndërkohë që situata e monitorimit për moshat pediatrike nuk është e monitoruar 100 për qind. Mungojnë sasi të konsiderueshme kampionësh ekzaminimi. Sakaq, pak kohë më parë edhe mjeku infeksionit, përfaqësues i bordit të monitorimit të situatës së gripit të derrit, Pëllumb Pipero, deklaroi se në vjeshtë pritet të ketë edhe kombinime të viruseve, atij të gripit normal me atë të gripit të derrit. Lidhur me rastet e konfirmuara të pacientëve që mund të preken nga kombinimi i dy viruseve, Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi raportim të menjëhershëm të të dhënave.