HUMBJA E FORCES SE TRETE
Pas asaj që zgjodhi Ilir Meta si kryetar i LSI, pra përfshirjes në bashkëqeverisje me të djathtën zyrtare të vendit, a mund të thuhet se është rrezikuar deri në pamundësi tripolariteti politik në vend?
Deri në ditën e parë paszgjedhore, domethënë në 29 qershor 2009, shumica e vëzhguesve dhe analistëve të zhvillimeve dhe realitetit politik shqiptar besuan se në skemën e veprimit politik Ilir Meta po triumfonte si protagonist që theu gati përfundimisht bipolaritetin politik të tranzicionit postkomunist. Pas kësaj date, supozimet dhe optimizmi u stepën dhe tashmë kanë hyrë në një skepticizëm gati të pandreqshëm.
Në skenën politike të vendit, qysh prej 21 korrikut, ditënatës së marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese, skema bipolare u legjitimua si realitet për këtë mandat parlamentar, apo edhe për atë që do të pasojë. Zgjedhja e deritanishme e Ilir Metës dhe zhvillimet e afërta politike e kanë shterur komentimin për këtë çështje.
Potencialisht zoti Meta i është larguar garimit politik apo më thjesht synimit për të qenë kryesues i një poli apo i krejt së majtës. E ka bërë më pak të mundshëm diçka të tillë në këtë zgjedhje dhe në këto rrethana që po afron ky realitet bipolar. Zgjedhja përfituese, pra qenia në aleancë me shumicën kritike në qeverisje, në një pozicion jashtë përkatësisë majtiste, de fakto i ka krijuar avantazh Edi Ramës për të qenë më i plotë në autoritetin e tij kontrollues të PS-së, pse jo edhe të së majtës. Në një farë kuptimi, zoti Meta ia ka lehtësuar qenien i vetëm si kryesues i së majtës zotit Rama. Akuzat që ai dhe shumë prej figurave më të shprehura të së majtës i bënë zotit Rama për zhbërje të përfaqësimit të të majtëve klasikë apo tradicionalë gjatë periudhës së kryesimit të PS-së deri në garën elektorale të 28 qershorit, nën moton e tij elektorale, "matanë së majtës dhe së djathtës", tashmë po bëhen të harruara. Po bëhen të harruara sepse vetë zoti Meta zgjodhi një ikje, e cila duhet thënë se i intereson më shumë se kurrë zotit Rama. Koha dhe ditët intensive politike premtojnë më shumë jo një vënie para përgjegjësisë së zotit Rama për tendencën zhbërëse të përfaqësimit të majtë në strukturën partiake të forcës kryesore, por faktorizim të tij deri në imponim vendimesh politike. Pozicioni i tanishëm i zotit Meta, si qeverisës i majtë në qeverisjen e shumicës së djathtë, do i japë lehtësira zotit Rama dhe grupit të shumtë të deputetëve opozitarë të tij të fokusojnë me të njëjtën egërsi vlerat dhe bëmat qeverisëse të zotit Meta dhe ministrave të tij në kabinetin miks. Kjo tashmë është bërë e njohur dhe bojkoti i kushtëzuar, i nisur tashmë, do të përdoret edhe për këtë funksion të polemikës partiako-politike të dy llojeve të majtistëve zyrtarë të këtij vendi.
Ilir Meta gjendet në dilemat e kërkimit të një rendi të saktë dhe të kalkuluar, mes gjërave që duhet të bëjë dhe atyre që i duhen më tepër. Zgjedhja që ka bërë në këtë kabinet qeverisës, i ka dhënë krahë pushtetit, por i ka dobësuar këmbët ku mbështetet forca dhe ku fitohet ajo. Marrëdhënia që ai ka krijuar deri në këto momente me elektoratin është tejet kritike. Llogaritë pragmatiste për të përdorur hisenë e fituar të pushtetit si element bazik për përfitim dhe shtim të mbështetjes, mund të mos rezultojë e saktë. Pozitat e tij të sotme, në krah të Kryeministrit Berisha, nuk mund të jenë avantazhuese, si pozitat e dikurshme që gëzoi kur ishte në krah në vitet 2000 të Kryeministrit Nano. Suksesi politik i kabinetit Berisha-Meta, sipas të gjitha gjasave favorizon më shumë kryesuesin e Ekzekutivit dhe jo zëvendësin që drejton diplomacinë në këtë kabinet. Në të kundërt; dështimi, nuk mund të vlejë për të majtët dhe tek e majta, si vlerë triumfatore e atij që "rrëzoi Berishën". Koha po e ndryshk mentalitetin e skemës tranzicionale, apo metaforën e së majtës postkomuniste të vetëquajtur me "delfinë e me kënetë". Kryeministri Berisha në këtë marrëdhënie të ndërtuar me zotin Meta ka rrethana krejt të ndryshme nga ato që ndërtuan antagonisht dikur Fatos Nano me zëvendësin e tij Ilir Meta. Atëherë zoti Meta kishte fuqinë dhe energjizmin për ta ndarë PS-në, siç edhe ndodhi, sikundër kishte edhe shansin e madh për të qenë pasardhës. Ajo luftë e atëhershme ishte brenda llojit, sot kemi një marrëveshje matanë llojit. Komoditeti i dikurshëm i Ilir Metës në krah të Fatos Nanos, sot është krejtësisht i munguar. Problemi nuk qëndron te diversiteti i lindur brenda forcës së tij (qoftë edhe prej largimit të pesë emrave me kontribut dhe histori personale partiake brenda së majtës). Këtë udhëheqës partiak, kurrë nuk e ka shqetësuar kryeneçësia e munguar në forumet e veta, por tretja befasisht e besimit dhe mbështetjes publike, për shkak të perceptimit të shpërndarë se vlen më tepër pazari dhe pragmatizmi politik, se sa vlera morale për llogari të anëtarësisë. Në pozitën e sotme, zoti Meta e ka shumë herë më të vështirë kthimin e besimit te parimet dhe deviza e trumbetuar gjatë kohës së ndarjes me partinë e tij të origjinës politike. E drejta e tij në përballjen e deri 28 qershorit të këtij viti me Edi Ramën, tashmë nuk mund të eklipsojë asgjë prej të sotmeje. Rrugët e tyre janë ndarë në mënyrë të pakthimshme. Për këtë të fundit, lufta e egër antagoniste me vërsnikun e tij politik, Edi Rama, zhbëri vlerën e dëshiruar që kishte pozicioni i tij në këtë skemë politike dhe në shpresën për novitet në poliarkinë e vendit, pra atë të të qenit forca e tretë, e cila u besua për një kohë të konsiderueshme si investimi më serioz dhe inkurajues për antimonopolizmin politik në vend.
Sot shpresa për të pasur një forcë apo pol të tretë në skenën politike të vendit është rihumbur. Është rihumbur edhe më dramatikisht. Shumë pak mund të besojnë se përballë gabuesit të deritanishëm Rama do të dalë apo rikthehet një figurë tjetër dimensionale për të krijuar atë situatë dhe vendosje aktoriale të besueshme për t‘u quajtur tripolaritet në jetën politike të vendit. Këtë shans dhe lehonëri politike e ka humbur edhe vetë forca kryesore e së majtës, pra PS. Forca e tretë politike në këtë vend nuk mund të lindë më prej frakturave apo fraksioneve të së majtës. Aq më tepër këtë mundësi nuk mund ta ketë më asnjë prej udhëheqësve aktualë në skenën politike të vendit. Se kur mund të lindet ai politikan, këtë nuk mund ta themi, por ajo që duket ashiqare është fakti se askund nuk jepen shenja lehonërie. Formula e dominimit bipolar në skenën politike të vendit, e legjitimuar përmes ligjit të fundit zgjedhor, të marrëveshur apo të miratuar nga binomi antagonist Berisha-Rama, mund të quhet armatura e pazhbëshme e strukturës së bipolaritetit politik në vend. Kjo armaturë duhet thënë se nuk vlen vetëm për procesin zgjedhor të 28 qershorit 2009, por përmes leximit të vëmendshëm të të gjithë ciklit të neneve dhe amendimeve të deritanishme, kushdo mund të konstatojë lehtësisht se ajo vlen për bipolaritetin në të ardhmen si atë që presim të shfaqet gjatë zgjedhjeve të ardhme lokale edhe për ato presidenciale.
Sado të arrihen marrëveshje individuale apo edhe të nënshkruhen memorandume për secilin proces të pritshëm zgjedhor, ato nuk e zhbëjnë dot forcën dhe veprimin e aktmarrëveshjes bipolare Berisha-Rama në fundmandatin e shkuar parlamentar.