E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: Kundër Danimarkës, lojë ofensive

Josip Kuzhe nuk i trembet Danimarkës. Edhe pse u ka kërkuar futbollistëve të jenë sa më të kujdesshëm në fazën mbro-jtëse, drejtuesi i Kombëtares shq-iptare refuzon të hedhë në fushë një skuadër që nuk ka forcë t‘i af-rohet portës kundërshtare. "Nuk do të luajmë vetëm në mbrojtje: taktika dhe koncepti i lojës sonë do të jetë edhe ofensiv. Duhet të krijojmë rastet tona, në mënyrë që të kemi mundësi të shëno-jmë në portën e Danimarkës", deklaroi trajneri në konferencën për shtyp vetëm pak orë përpara ndeshjes. Kuqezinjtë zbresin sot në tapetin e stadiumit "Qemal Stafa" përballë kryesuesve të Grupit 1. Me tri pikë, danezët mund të kualifi kohen automa-tikisht në Botërorin 2010, por të besuarit e Morten Olsen nuk duhet të presin dhurata. Kuzhe shtoi: "Fatkeqësisht na kanë mbetur vetëm dy ndeshje në këto eliminatore. Edhe sikur të marrim gjashtë pikë të plota nuk kemi shanse të kualifikohemi. Pavarësisht se jemi jashtë garës, ne kemi objektivat tanë: të luajmë mirë, të bëjmë paraqitje dinjitoze dhe sigurisht të marrim rezultat pozitiv. Kjo kundër Danimarkës është një ndeshje e veçantë për tifozët tanë. Natyrisht si përpara çdo sfi de me skuadra të mëdha ekziston tension dhe motivim. Danezët vijnë si kryesuesit e gru-pit, kanë qenë skuadra më e mirë dhe ne natyrisht që i respektojmë statistikat. Ata vijnë në Tiranë me besimin se do të marrin tri pikët e radhës, megjithatë e theksoj se ne kemi ambiciet tona dhe nuk duam të dalim të humbur nga fusha".Më tej tekniku ka sqaruar edhe vendimet taktike, duke fi lluar nga loja me dy sulmues, tek aktivizimi i Elvin Beqirit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe besimi për portierin e ri, Samir Ujkani. "Përse zgjidha dyshen ofensive Bogdani-Salihi? Filli-misht sepse të dy këta sulmues luajnë rregullisht në skuadrat e tyre. Më pas mund të them se e bëra këtë zgjedhje, pasi kemi ob-jektiva për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, që lidhen me aktivizimin e këtyre dy sulmuesve. Mund të konfi rmoj se taktika jonë është ofensive: nuk dëshiroj të luaj me një skuadër të ndarë në pesë mesfushorë dhe pesë sulmues, duke u përqen-druar vetëm te mbrojtja e portës dhe te mos pësimi i golit. Synoj të ndërtoj një skuadër të fortë për të ardhmen dhe për këtë arsye na nevojiten dy lojtarë të tillë në formacion. Kundër Danimarkës duam të krijojmë edhe ne raste për gol", deklaroi Kuzhe. "Kam besim te të gjithë futbollistët e mi, por vendosa të aktivizoj Beqirin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe para tij Agollin, për të përforcuar repartin difensiv, por edhe për të krijuar një lojë më efikase në fazën sulmuese. Ujkani? Vendimet rreth portierit titullar nuk i marr i vetëm, por konsultohem edhe me stafi n. Për mua, është shumë i rëndësishëm mendimi i trajnerit të portierëve, Bozhiqi. Së bashku kemi vendo-sur që të luajë Ujkani, edhe sepse ai u paraqit shumë mirë në miqë-soren me Qipron". Pas kritikave të javës së kaluar për impenjimin e pakët të skuadrës, tashmë trajneri kuqezi është i kënaqur me punën e lojtarëve: "Futbollistët kanë treguar seriozitet në stërvitje. E kam kuptuar reagimin e lojtarëve pas fi tores së thellë me Qipron, por edhe ata më kanë kuptuar që duhet përqendrim maksimal për të pasur sukses dhe janë impen-juar". Kroati pret shumë tifozë në stadium dhe e sheh Danimarkën si një test të mirë për veten, por edhe për Shqipërinë. "Pres që stadiumi të jetë i mbushur plot, sepse futbollistët kanë nevojë për mbështetjen e publikut, sido-mos në ndeshjet në shtëpi, shtoi Kuzhe. Danimarka, testi i vërtetë për mua? Natyrisht që këtu do të duket puna ime dhe e skuadrës. Por, ky është një test edhe për të ardhmen e futbollit shqiptar". Në fund, ai nuk ka preferuar të bëjë parashikime rreth ndeshjes: "Nuk më pëlqen të fl as përpara kohe. Mund të them vetëm se do të zhvil-lojmë një ndeshje shumë të mirë, ku synojmë të marrim rezultat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›