Bojkoti, Rama mbledh aleatet e majte
Denis Dedej
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje per here te pare pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, kryetaret e partive opozitare. Keshtu pra, pasditen e djeshme kryetari i PSD, Skender Gjinushi, kryetari i PDS, Paskal Milo, kreu i G99, Erion Veliaj dhe lideri i PBDNJ, Vangjel Dule, zhvilluan sebashku me Edi Ramen nje takim, ne zyren e ketij te fundit. Burime brenda takimit bejne te ditur per "Koha Jone" se teme kryesore e diskutimit ishte qendrimi i grupit parlamentar socialist ndaj parlamentit dhe bashkepunimi ne te ardhmen. Gjithashtu, mesohet se partite politike nuk kane bere nje analize te humbjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, duke pretenduar te ecin perpara dhe pa kthyer koken prapa. Po keshtu, pakenaqesite e shumta te shprehura nga kryetaret e partive te majta, qe hyne ne koalicionin "Bashkimi per Ndryshim" te kryer nga Partia Socialiste, nuk i jane shprehur kryetarit ne detyre te socialiste, Edi Rama. Por me sa duket, kreret e partive te majta ishin te angazhuar per qendrimin e tyre ndaj zgjedhjeve dhe ate se cfare do te behet me pas. Megjithese kreret e majte vleresuan zgjedhjen e grupit parlamentar socialist dhe mbeshteten bojkotin deri ne transparencen totale te kutive te votimit. Por nuk kane bere komente mbi thyerjen e bojkotit nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili do te vijoje te jete i pranishem ne sallen e Kuvendit. Keshtu pra, ky i fundit do te vijoje te jete i pranishem ne seancat parlamentare. Gjate takimit jane hedhur edhe teza te ndryshme mbi mundesine e bashkepunimit te se majtes shqiptare. Pas perfundimit te takimit, i cili nuk do te jete i fundit dhe do i paraprije takimeve te tjera, kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje prononcim per mediat beri te ditur takim u zhvillua ne vijim te aksionit politik qe ka ndermarre Partia Socialiste per ta kushtezuar hyrjen ne Parlament dhe per ta pershkallezuar kete aksion politik opozitar, me veprime te tjera ne te ardhmen. Gjithashtu, ai tha se u percaktua edhe njehere shume qarte, se opozita shqiptare kerkon patjeter hapjen e kutive te votimit, sepse aty fshihet e verteta e manipulimit te zgjedhjeve. "Pa transparencen qe eshte kerkuar per te trajtuar keto kuti votimit, opozita nuk do te jete e pranishme ne Kuvendin e Shqiperise", njoftoi vendimin unanim qe mori mbledhja e krereve te majte. Midis te tjerash, lideri i PDS sqaroi se jane shkembyer mendime per urgjencen qe paraqitet per organizimin e te majtes ne forma te reja, te cilat jane ne diskutim e siper dhe qe se shpejti do te marrin nje forme te duhur dhe konkrete, mbi bazen e diskutimit te platformave per kete qellim. Per sa i perket mundesise se zhvillimit te protestave, Milo thote se do te jete nje ceshtje diskutimi te ardhshme meqenese tashme eshte me teper se kurre e domosdoshme qe opozita do te unifikohet, do te bashkerendohet. "Do te kete takime te tjera, ne te cilat do te diskutohet per kalimin ne nje faze tjeter te veprimit opozitar, ne protesta qytetare, te cilat do te kerkojne pikerisht ate cfare eshte e drejta themelore e nje demokracie funksionale, normale dhe evropiane, qe te kete transparence ne procesin me vendimtar te zgjedhjeve, sic ishin ato te zgjedhjeve te 28 qershorit", deklaroi kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo.
FORMA
"Patjeter qe jane forma te ndryshme te propozuara dhe prej te cilave do te zgjidhet forma me e mire e mundshme qe do te maksimizoje veprimin opozitar jo vetem tani, por edhe ne te ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet per pushtetin vendor",-tha Milo.