E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, ambasadorit suedez: S'heqim dore nga bojkoti

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar diten e djeshme nje takim me ambasadorin e Suedise, me seli ne Shkup te Maqedonise, Llars Freder. Takimi ka zgjatur rreth nje ore e gjysme dhe me pas te dy personalitetet jane larguar sebashku, duke mos dhene asnje prononcim per mediat, apo nje njoftim zyrtar, mbi temen e bisedimeve. Nderkaq, burime prane selise roze bejne te ditur se vendimi i socialisteve, per te bojkotuar Kuvendin, si dhe situata aktuale politike ne vend, kane qene temat e diskutimit. Ne takimin midis dy zyrtareve te larte ishin te pranishem dhe deputete socialiste, te cilet merren me marredheniet nderkombetare ne seline roze. Freder eshte njohur me vendimin e PS per bojkot, si dhe me arsyet pse socialistet vazhdojne t'i qendrojne besnike ketij vendimi, nderkohe qe nuk ka mbajtur asnje qendrim lidhur me bojkotin. Ndersa Rama mesohet se ka deklaruar gjate takimit se nuk do te terhiqen nga bojkoti, pa plotesimin e kushteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›