Socialistet shkodrane: Edi Rama, po manipulon procesin zgjedhor ne PS
Pak para se t'u drejtohen kutive te votimit per te zgjedhur kryetarin e ri, krere te Partise Socialistet ne Shkoder kane denoncuar ate qe ata e quajne perpjekje te Edi Rames, per te manipuluar procesin zgjedhor. Dy prej komisionereve te konstituuar nga Asambleja e Qarkut, si pjesetare te Komisionit Zgjedhor te rrethit, iu eshte hequr e drejta per te qene pjese e administrimit te procesit. Sipas krereve lokale, kjo eshte bere pa asnje motiv dhe ne mungese te plote te transparences nga selia roze. Edip Shiroka, kryetari i PS-se dega Shkoder, tha se Edi Rama me persona te emeruar prane tij, po ben nje perpjekje per te manipuluar procesin. "Komisioni i Zgjedhjeve ne parti, me nje vendim absurd beri zevendesimin ne komisionin e rrethit, te dy perfaqesuesve te bashkise Shkoder", deklaroi Shiroka. Sipas tij, perfaqesuesit e tyre tashme te konstituuar ne kete komision, profesore te nderuar zevendesohen pa asnje kriter dhe pa dhene asnje shpjegim, me te tjere persona kriteri i te cileve eshte besnikeria e koheve te fundit ndaj kandidatit Rama. "Ketu shihet qarte tendenca per manipulime dhe fshehja e se vertetes, nepermjet mungeses se transparences per keto zgjedhje. Eshte i cuditshem fakti se ndersa kerkojme standarde zgjedhore ne Shqiperi, shkelim me te dyja kembet procesin zgjedhor brenda partise",-tha Shiroka, duke kerkuar nga Lakrori te terhiqet nga gara. Burhan Vajushi dhe Agim Haliti respektivisht nenkryetar dhe anetar i komisionit te rrethit per administrimin e zgjedhjeve, jane njoftuar nga sekretaria qendrore e Partise Socialiste per shkarkimin nga kjo detyre. Ne vend te tyre jane emeruar Jetmira Kozmai dhe Genc Uruci. "Na njoftuan per shkarkimin, pas takimit qe patem ne Tirane me Levizjen e mendimit ndryshe dhe pergjegjshmerine tone per te thene te verteten per zgjedhjet", u shpreh Burhan Vajushi, ish-nenkryetar i KZP te rrethit.
Edip Shiroka dhe Burhan Vajushi, duke i quajtur zgjedhjet e pritshme per kryetar te Partise Socialiste si nje farse elektorale dhe nje hap mbrapa per kete force politike, socialistet e Shkodres i kane kerkuar rivalit tjeter ne gare, kandidatit Maqo Lakrori te mos behet pjese e ketij skenari. Zgjedhjet per kreun e ri te Partise Socialiste do te mbahen me 26 shtator, diten e shtune, pasi dy kandidatet kane zhvilluar bashke takime ne cdo qark.