E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ftoj opoziten te marre pjese ne Kuvend. Buxheti, shansi per debat

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi dje opoziten te kryeje detyren e saj dhe te marre pjese ne punimet e Kuvendit. Ne seancen plenare, ku po diskutohej projektligji per ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009, Topalli i beri thirrje deputeteve socialiste, qe te marrin pjese ne diskutime te tilla te rendesishme. "Shfrytezoj edhe nje here rastin per te ftuar opoziten qe te vije ketu, te kryeje detyren e saj, te beje nje opozite te forte, nje opozite konstruktive, natyrisht edhe per te bashkepunuar me mazhorancen per projektet e medha te integrimit te kesaj periudhe",-tha Topalli. Kryetarja shprehu keqardhjen qe opozita, mungon ne nje dite kaq te rendesishme sa ajo, ku diskutohen ndryshimet ne buxhetin e shtetit. Nga ana tjeter Topalli, gjeti vendin te permende edhe raportin e Keshillit te Evropes per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "Ne emrin tuaj, me lejoni te shpreh konsideraten, vleresimin pozitiv dhe te pershendes raportin e Keshillit te Evropes per zgjedhjet, nje raport objektiv, realist, shume pozitiv, i cili ndoshta edhe me shume se raportet e meparshme thekson se zgjedhjet ishin nje progres i qenesishem, se procedurat e regjistrimit, te identifikimit te zgjedhesve, te adaptimit te nje kuadri juridik te permiresuar, shenonin nje progres te rendesishem", u shpreh Topalli. Sipas saj, cdo dite e me shume, shtohen zerat per vleresimin e zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Nderkohe qe ritheksoi edhe njehere faktin se opozita duhet te marre pjese ne seancat plenare, ne vendin ku zhvillohet debati konstruktiv i nje opozite normale.

Thirrja

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi dje nga Kuvendi te gjithe deputetet e Partise Socialiste, qe te marrin pjese ne seanca plenare dhe punimet normale te Kuvendit. Vendi ku zhvillohet debati konstruktiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›