“Bojkoti i PS bllokoi integrimin”

Dy ditë më parë kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth
Dy ditë më parë ishte kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i cili raportoi në Vjenë para këshillit të përhershëm të organizatës. Wollfarth vuri theksin kryesisht te situata politike në vend, para dhe pas zgjedhjeve vendore të 8 majit si dhe ngërçin politik të shkaktuar nga bojkotimi institucional i opozitës së Partisë Socialiste.
Në mesazhin e tij drejtuar liderëve politikë shqiptarë, kreu i OSBE-së Wollfarth i ka bërë apel atyre të nisin sa më parë dialogun politik pasi nuk ka kohë më për të humbur. “Mesazhi është i thjeshtë: Mjaft kohë është humbur deri tani. Nëse vërtet doni t’i tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave”, u shpreh ambasadori Wollfarth dy ditë më parë, në raportimin para këshillit të përhershëm të OSBE-së, në Vjenë.