E Diel, 1 Nëntor 2026

“Organet kompetente të vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e këtij akti mizor”

10-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka dënuar atentatin ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë dënoi me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës.
Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›