Rusia mund te ndryshoje qendrimin ndaj Kosoves
MOSKE - Permiresimi raporteve mes Washingtonit dhe Moskes mund te ndikoje edhe ne ndryshimin e qendrimit rus ndaj Kosoves, ka vleresuar ish-perfaqesuesi evropian ne negociatat mes Prishtines dhe Beogradit, Wolfgang Ischinger. "Mendoj se ne Kosove ka pasur veshtiresi edhe per shkak te mosmarreveshjeve mes Washingtonit dhe Moskes. Fillimi i ri ne keto raporte, hap shanse te reja per marredheniet bilaterale dhe multilaterale. Askush nuk duhet te dyshoje se po vjen nje kohe e re ne raportet mes SHBA-se dhe Rusise. Besoj se kjo do te reflektohet edhe ne Kosove dhe ne te gjithe Ballkanin", ka thene Ischinger ne nje interviste dje, per Radion Deutsche Welle.
Kete konstatim Ischinger e nxjerr nga konferenca e fundit e Munihut, ku ishte vete prezent, dhe ku SHBA-ja i ofroi Rusise, oferta te reja ne ceshtjen e armatimit, Iranit, Afganistanit... "Reagimi i Moskes ishte shume pozitiv. Prandaj, besoj se ne javet e ardhshme do te kemi ndryshime serioze ne raportet mes Washingtonit dhe Moskes", ka thene ai.
Nderkaq i pyetur per mundesine e ndryshimit te qendrimin te Rusise edhe ndaj Kosoves, Ischinger eshte shprehur: "Askush nuk mund ta perjashtoje nje gje te tille. Nuk pres ndryshimin e shpejte te qendrimit te Rusise ndaj Kosoves, por mendoj se gjerat do te qetesohen dhe se ne vitet e ardhshme pozicionet e Moskes dhe Washingtonit do te afrohen edhe ne ceshtjen e Kosoves. Kjo do te ishte mire, sepse do t'i kontribuonte stabilizimit te gjendjes dhe forcimit te rolit te Kosoves se pavarur ne rajon", ka thene ai.