E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i opozites KQZ ne krize. Ristani I kemi duart e lidhura

 Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i ka duart ligjërisht të lidhura para bojkotit të anëtarëve të opozitës. Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani deklaron se vetëm maxhoranca në KQZ nuk mund t’i kërkojë kuvendit zëvëndësimin e 3 anëtarëve që prej fillimit të janarit nuk marrin pjesë në mbledhje.

• OSBE apel partive: Dorëzoni komisionerët
“Ligjerisht nuk mund të marrim hapa. Kodi zgjedor parashikon që shkarkimi propozohet me një vendimmarrje që kërkon pesë vota në KQZ. Jemi në një situatë absurde dhe që është e vështirë të mendojmë rrugë preçize ligjore në situata absurde” tha Ristani.

Megjithatë sipas kryetarit të KQZ-së vendimarrjet do vazhdojnë për aq kohë sa mund të miratohen me 4 kartona.“Janë katër anëtarë të tij të cilët përbëjnë kuorumin e nevojshëm që të fillojnë mbledhjet e KQZ dhe që të merren vendimet për të menaxhuar zgjedhjet. Ne kemi mundësinë të vazhdojmë menaxhimin e zgjedhjeve në mënyrë të rregullt” tha Ristani.

Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi dhe propozimet e Lëvvizjes Socialiste për Integrim për komisionet e administrimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që komisionererët e PS-së dhe PBDNJ-së mund të zëvendësohen ditën e zgjedhjeve nga persona të papolitizuar.

“Do të shikojmë mundësitë për të emëruar komisionerët e rinj nga rradhët e mësuesve, avokatëve, studentëve. Është një gjë që do ta mendojmë në KQZ dhe do të ketë një vendimmarrje për këtë çështje” tha Ristani. 

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 08 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›