E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplanti i veshkave ne QSUT mungojne pajisjet

 Mungesa e disa aparaturave në sallën e transplantit të veshkave në QSUT i ka detyruar autoritetet e shëndetësisë që t’i kryejnë ato në ambjentet e spitaleve  private në Tiranë apo t’i drejtojnë pacientët edhe me larg në ambientet e spitaleve europiane. Shefi i nefrologjise ne QSUT, thotë së salla e operacionit është e kushteve më moderne, por mungesa e aparaturave i ka detyruar mjekët shqiptarë t’i kryejnë ndërhyrjet e pacientëve të tyre jashtë dyerve të QSUT. 
“Të sëmurët i kemi ndjekur qoftë para transplantit, qoftë mbrapa transplantit. Unë personalisht nuk e quaj zgjidhje të plotë duke u bërë në spitalet private ose në Evropë. Presin blerjen e disa aparaturave me kosto të vogël. Difekte burokratike janë këto. Është përgjegjësia jonë, e të gjithëve” thotë Nestor Tereska.

Një shqetësim tjetër që ngrejnë bluzat e bardha është dhe anomalia që krijohet me listat e pritjes së pacientëve. Shefi i nefrologjisë thotë se duhet të kete rregulla me te rrepta në përgatitjen e saj.

“Të kemi një listë pritjeje jashtëzakonisht të saktë. Çfarë ndodh? Në listën e pritjes, njëri shkon në Greqi, nuk lajmërohemi; njëri  shkon në Itali, nuk lajmërohemi. Kjo na sjell një farë anomalie në listën tonë të pritjes” thotë Tereska. 

Gjatë vitit 2010 nga mjekët e QSUT-së u realizuan 12 transplante, ndërkohë që gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë. Për 2011, pritet të realizohen rreth 8 të tilla, ndërkohë që i pari për këtë vit është realizuar një ditë më parë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›