Kroati Misha Kercicevic trajneri i ri i Tiranes

Misha Kërcicevic është trajneri i i ri i Tiranës. Tekniku kroat do të zëvendësojë në pankinën e skuadrës bardheblu të kryeqytetit Nevil Dede, i cili u shkarkuar nga detyra të dielën e shkuar pas barazimit 0-0 me Besën ne javën e 19-të të Superligës. Kërcicevic është një emër i njohur për Tiranën, pasi vetëm dy sezone më parë ai ka qenë pjesë e skuadrës si zevendëstrajner.
"Kam qënë pjesë e kësaj skuadre edhe më parë, ndërsa edhe kur u largova e kam ndjekur atë. Mendoj se Tirana ka një grup shumë të mirë lojtarësh, nuk i mungon kualiteti dhe unë jam i bindur se në javët e mbetura do të arrijmë objektivin kryesor që është një vend në Kupat e Evropës", tha Misha Krcicevic trajner i Tiranës.
Pas 19 javësh të luajtura të Superligës, Tirana renditet në vendin e katërt të renditjes me 31 pikë, ndërsa Kërcicevic do të bëjë debutimin këtë fundjave në transfertë kundër Teutës.
Nertan Prifti