E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti institucional i opozites sjell ngadalesim te procesit te integrimit

08-11-2010 / Gazeta 55

Ambasadori italian Saba DElia

Kancelarine perendimore te shohin me skepticizem rolin e opozites shqiptare ne skenen politike dhe ndikimin e saj ne procesin e realizimit te reformave te kerkuara nga Brukseli. Ndonese Shqiperia ska vuajtur nga mungesa e miratimit te ligjeve ne Kuvend pasi ne nje harkun kohor te nje viti bojkotimi te PS-se ligjvenesit e mazhorances ia kane dale te miratojne nje numer rekord ligjeve kujtojme ketu edhe kriteret apo kushtet shtese te komisionit Evropian per heqjen e vizave. Nje fakt te tille ambasadori italian ne Tirane Saba DElia e konsideron si mungese vullneti dhe guximi te opozites per tu bere pjese e kuadrit te reformave.
Sipas tij fakti thote DElia qe Parlamenti nuk funksionon qe keto reforma te domosdoshme dhe te cilesuara si te atilla edhe nga Bashkimi Evropian nuk aprovohen sjell pashmangshmerisht nje ngadalesim te procesit.
Sigurisht fakti qe ne nje distance prej nje vit e gjysme nga zgjedhjet politike te 2009-s akoma ka nje krize te rende politike nuk eshte nje element qe favorizon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian ky perben nje fakt. Mosmarreveshjet mes Qeverise dhe opozites nuk mund te kene nje ndikim kaq madh ne jeten politike te Vendit duhet te perqendrohen ne kuadrin e nje diskutimi normal politik kjo eshte thirrja e Italise do thosha jo vetem e Italise por e te gjithe komunitetit evropian. Kontrastet mund te ekzistojne ne politike por nuk mund te arrijne nivele te bllokimit te punes se Parlamentit. Parlamenti duhet te punoje aktivisht kjo eshte absolutisht e nevojshme per realizimin e atyre reformave te domosdoshme per afrimin e Vendit ndaj Evropes. Fakti qe Parlamenti nuk funksionon qe keto reforma te domosdoshme dhe te cilesuara si te atilla edhe nga Bashkimi Evropian nuk aprovohen sjell pashmangshmerisht nje ngadalesim te procesit u shpreh ambasadori italian ne vendin tone Saba DElia. Diplomati italian flet dhe per procesin e heqjes se vizave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›