E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne rruge te sigurt drejte BE-se

08-11-2010 / Gazeta 55

Ilir Meta ne Lushnje

Kreu i LSI-se njekohesisht edhe zevendeskryeministri i dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta ka qene i pranishem ne qytetin e Lushnjes ku eshte takuar me simpatizante dhe anetare te LSI-se.
Gjate ketij takimi Meta ka pasur kenaqesine te shperndaje rreth 150 karta anetaresie per anetaret me te rinj te kesaj levizjeje ne qytetin e Lushnjes. Ilir Meta ka mbajtur dhe nje fjalim gjate ketij takimi ku ka vene ne dukje arritjet dhe progresin qe ka bere deri me tani kjo force politike e cila po forcohet dita - dites pasi edhe bashkeqeverisja me mazhorancen tregon dukshem se kjo force politike ka synime integruese per te ardhmen e vendit. Meta tha se LSI-ja eshte e force qe i ka dyert e hapura ndaj kontributeve dhe prurjeve te reja e cilesore qe vetem e pasurojne kete parti.
LSI eshte nje parti qe i ka dyert e hapura per riperteritjen e anetaresise duke integruar te gjitha kontributet tha Meta. Kontributet e atyre qe kane dhene mbeshtetjen maksimale qe nga dita e krijimit te LSI-se e deri me tani por edhe kontributet e reja te cilat i kemi te domosdoshme per tu konsoliduar me tej si force e fuqishme progresiste per te cilen natyrisht edhe qyteti i Lushnjes ka shume nevoje.
Meta ka theksuar gjithashtu se politika qe ndjek kjo force politike ofron mbeshtetjen konkrete gjithnje e ne rritje per te gjithe komunitetin te Lushnjes dhe gjithe Myzeqese.
Gjithashtu Meta ka folur edhe per liberalizimin e vizave duke qene edhe ai teper optimist ne lidhje me kete vendim historik i cili pritet te merret neser nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se. Meta u shpreh se liberalizimi i vizave per shqiptaret eshte arritja me e madhe qe prek interesin e cdo qytetari dhe kjo i jep fund vuajtjeve te shqiptareve ne keto 20 vite per te kaluar kufirin.
Ky vendim vjen fale progresit dhe arritjeve te bera nga qeveria ne permbushjen e te gjitha kritereve te percaktuara nga Bashkimi Evropian ndash tha meta gjate ketij takimi ne Lushnje. Eumlshte arritja me e madhe me e jashtezakonshme dhe me konkrete e cila prek interesin e cdo qytetari te ketij vendi. Eumlshte nje arritje shume e madhe sepse kemi qene vendi me i izoluar ne Evrope perpara 20 viteve vijoi Meta. Qytetaret shqiptare do te kene nevoje vetem per pasaporten biometrike per te udhetuar ne te gjithe hapesiren lsquoSchengen pa u endur me neper dyert e ambasadave pa marre malet me debore dhe pa provuar ato skafet e tmerrshme ku humben jeten gjithe ato qytetare shqiptare deklaroi lideri i LSI-se.
Qellimi yne eshte qe qytetaret shqiptare te ardhmen e tyre evropiane ta shikojne ne Shqiperine evropiane ta shikojne ne Lushnjen evropiane shtoi zoti Meta. Meta ka theksuar se prioritet kryesor i tij eshte ceshtja e punesimit ceshtja e zhvillimit te bujqesise ku Lushnja ka potenciale te jashtezakonshme qe ende jane te pashfrytezuara mbeshtetja per fermeret dhe per te gjithe ata qe punojne ne sektorin agro-perpunuese ne Lushnje dhe ne Myzeqe ashtu sikurse kemi si qellim mbeshtetjen e zhvillimit te industrise agro-ushqimore zhvillimin e cdo lloj industrie dhe aktiviteti privat qe i jep edhe me shume gjalleri ketij qyteti ku ka rini me shume se ne cdo qytet tjeter te Shqiperise dhe eshte nje rini e mrekullueshme deklaroi lideri i LSI-se.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›