E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, shkelje e standardeve demokratike

Bojkoti i Parlamentit nga opozita, Milo kundër Ramës dhe Gjinushit

TIRANË- Radhët e humbësve që kundërshtojnë pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në kuvend, duket se janë tkurrur. Pas paralajmërimit të kryetarit në ikje, Edi Rama dhe mbështetjes që i dha Skënder Gjinushi grahmës së venitur të tij, kreu i PDS-së Paskal Milo e ka konsideruar të tepërt aleancën Gjinushi-Rama për bojkotin e parlamentit.
Megjithëse nuk mund të ulet më në karrigen e deputetit, pas atij rezultati të turpshëm në zgjedhje, ku nuk arriti të marrë as 0.5% të votave, Milo vazhdon ti ruajë të ftohta marrdhëniet me PS-në, pas akuzave që hodhi në drejtim të Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për vjedhje votash dhe për përgjegjësin kryesor për ngeljen e dyfishtë të PS-së në opozitë.
Kësisoj, politikave dekonstruktive të Ramës dhe Gjinushit, një pjesë e opozitës u përgjigjet negativisht, duke e konsideruar bojkotin si shkelje e standardeve demokratike.
“Nuk mund të ketë bojkot të Parlamentit nga PS, por mendoj marrëdhënie të kushtëzuara. Grupi parlamentar i PS dhe vetë PS do të ndërmarrin nje numër nismash politike që do kërkojnë që PD dhe mazhoranca e dalë nga zgjedhjet parlamentare të dyshimta të 28 qershorit të mund të ndërmarrë një numër aktiv reformash dhe qëndrimesh. Ne bojkotin nuk e shohim si një strategji politike, por e shohim si një taktikë të përkohshme”, u shpreh Milo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›