E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër vitet e ardhshme, të fokusuara tek rinia

Deputeti i PD-në për qarkun Vlorë Ardian Kollozi angazhohet për më shumë politika në favor të të rinjve

TIRANË- Kryetari i degës së PD-së së Vlorës dhe njëkohësisht deputet i këtij qarku, Ardian Kollozi, u shpreh dje në një konferencë për shtyp se, “katër vitet e ardhshme, do të jenë të fokusuara tek rinia”. Në përfundim të mbledhjes së parë të kryesisë së kësaj dege pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Kollozi tha për shtypin se, Partia Demokratike do të jetë e hapur për komunitetin, ndërkohë që  vazhdimi i reformave do të synojë përmirësimin e performancës së institucioneve. “Katër vjeçari i dytë, i mandatuar prej shqiptarëve do të jetë ekskluzivisht për rininë dhe do të jenë përfaqësues të këtij brezi që do të shërbejnë si promotorë të reformave institucionale, që kanë në qendër përmirësimin e punës dhe performancës së institucioneve, rritjen cilësore të shërbimeve ndaj qytetarëve”, tha Kollozi.
Ai falenderoi qytetarët që besuan tek Partia Demokratike, përmes votës së 28 qershorit, ndërkohë që i ftoi ata të jenë aktivë në dhënien e alternativave të tyre, për të realizuar objektivat e viteve në vazhdim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›