Socialistët evropianë përshëndesin pjesëmarrjen e Metës në qeveri, shtohet izolimi politik për Edvinin
Socialistët evropianë kanë shprehur sot zyrtarisht kënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin e ri qeverisës. Me anë të një telegrami të posaçëëm, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulc ka përshëndetur zotin Meta për pjesëmarrjen në qeveri, duke e vlerësuar atë si një kontribut për të gjithë shqiptarët. Telegrami konfirmon edhe njëherë se lëvizjet politike të Edi Ramës po e çojnë PS-në drejt një izolimi të plotë politik në arenën ndërkombëtare.
Ja edhe telegrami i plotë i europarlamentarit Shulc për zv/kryeministrin e pritshëm të Shqipërisë, Ilir Meta
Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian!
I dashur Ilir Meta, të dashur shokë të LSI.
Para së gjithash dua t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen e suksesshme në Qeverinë shqiptare.
Unë uroj nga zemra që ju të mund të përmbushni aspiratat politike të bashkëqytetarëve dhe bashkëqytetareve tuaj. Për ne të gjithë në Europë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt.
Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Europën dhe për Europën.
Përzemërsisht,
I nënshkruari,
Martin Schulz
...