E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballemi në debat televiziv, mos bëj bisht!

Edhe Kandidati për kreun e PS-së, Maqo Lakrori, sfidon kryetarin në ikje, Edi Rama

TIRANË- Kandidati për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori ka sfiduar dje kryetarin në ikje, Edi Rama, duke e ftuar këtë të fundit të pranojë një debat të përbashkët televiziv. Lakrori, e ka bër djeë këtë ftesë publike, pas shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij, për kreun e selisë rozë. Ai u shpreh se ka gati platformën, me të cilën synon të sfidojë Ramën dhe të çlirojë PS-në nga sindromi populist dhe avangardë që kryetari nmë ikje ka instaluar aty. “Kam hartuar një platformë me të cilën konkurroj dhe që është botuar në formën e një broshure dhe do të shpërndahet në të gjitha strukturat e partisë.
Ftoj edhe konkurrentin tim zotin Rama që të botojë edhe ai platformën e vet.
Gjithashtu shpreh gatishmërinë time që krahas takimeve të pavarura të secilit, të paraqitemi së bashku në 12 qarqet e vendit në takime të përbashkëta me përfaqësues socialistë, në çdo bashki e komunë që të parashtrojmë secili platformat dhe argumentet e veta dhe tu përgjigjemi pyetjes së pjesëmarrësve. Jam i gatshëm gjithashtu që unë dhe konkurrenti im të zhvillojmë një debat përfundimtar publik “live” në televizion një ose dy ditë para votimit të 26 shtatorit”, deklaroi Lakrori.
Ai ftoi të gjithë socialistët dhe opinion publik që të marrin pjesë në këtë proces dhe të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e tij. “Ky nuk është procesi i dy individëve që konkurrojnë për një vend pune por është proces i Partisë Socialiste po njëkohësisht edhe i gjithë shoqërisë Shqiptare. Është i gjitha shoqërisë shqiptare jo falë kandidatëve por për shkak të peshës që ka në jetën e vendit gjithçka që ndodhet në Partinë Socialiste.
Do të ftojë cilindo të interesuar që fillimisht të analizojë dhe krahasojë platformat e konkurrentëve dhe veprimtarinë e tyre deri në ditët e sotme në jetën politike të Shqipërisë, seriozitetin e garës e dikton rëndësia që ka për gjithë vendin dhe jo për të ardhmen e dy individëve, zgjedhja që përcakton vota e anëtarëve të partisë socialiste në datën 26 shtator”, tha më tej kandidati për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›