E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernandez nuk largohet nga Palermo

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 17:40

Nënkryetari i Palermos, Guiglielmo Micchiche, ka mohuar spekulimet se sulmuesi Abel Hernandez është afër transferimit në Napoli.

Michiche ka siguruar se Hernandez nuk do të lëviz nga Renzo Barbera. “Hernandez në Napoli? Nuk di asgjë rreth kësaj”, tha Michiche për Radio Kiss Kiss.

“Kjo është hera e parë që dëgjoj këtë lajm. Mendoj se është fantazi e futbollit. Futbollisti do të mbetet në Palermo për të treguar vlerat e tij”, përfundoi ai.

Palermo gjatë kësaj vere shiti yllin argjentinas Javier Pastore në PSG për 42 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›