“Bojkotuesit e shërbimeve përballë ligjit”
25/11/2009 Zv.ministri i Brendshëm Pone komenton thirrjet e kryesocialistit Rama
Buxheti dhe sugjerimet për qeverinë lidhur me administratat e fryra lokale
Qeveria shqiptare do të vërë para ligjit të gjithë ata drejtues të njësive të qeverisjes vendore që do të bojkotojnë punën e tyre në përgjigje të thirrjes së Partisë Socialiste, duke bllokuar në këtë mënyrë shërbimet publike. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone gjatë një prononcimi për mediet, pasi i quajti “të çmendura” thirrjet e kreut të PS-së, njëkohësisht kryetar i bashkisë më të madhe në vend, tha se zbatimi i një skenari të tillë nga bashkitë dhe komunat e opozitës nuk do të ketë impaktin që parashikon Rama. “Unë vazhdoj t’i quaj ‘deklarata të çmendura’, shumë larg realitetit dhe më tepër deklarative dhe politike sesa deklarata që do t’i afrohen ndonjëherë qëndrueshmërisë dhe cenimit të ligjit. Sapo ligji të cenohet, ne do ta veprojmë”, - tha Pone. Numri dy i Ministrisë së Brendshme më herët ishte i pranishëm në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku paraqiti sugjerimet e tij për buxhetin vendor të 2010-s. Gjatë fjalës së tij ai shtroi si domosdoshmëri vendosjen e një standardi lidhur me numrin e punonjësve që çdo njësi vendore duhet të ketë në varësi të ngarkesës së punës dhe numrit të popullsisë. “Bashkia e Tiranës ka një numër të pajustifikueshëm punonjësish për numrin e popullsisë. Qeveria duhet të nxjerrë një standard mbi numrin e punonjësve që duhet të mbulojë një njësi në varësi të numrit të popullsisë”, - sugjeroi ai. Referuar interesit të deputetëve mbi kriteret që përdor Ministria në përcaktimin e fondeve për secilën njësi vendore, Pone përmendi shumë prej tyre, por në mënyrë të veçantë ai sqaroi të pranishmit mbi metodën e përdorur këtë herë në ndarjen e buxhetit, me qëllim përdorimin më efikas të tij. “Ka shumë njësi që në pamje të parë duket se kanë më pak fonde, por realisht atyre nuk u është ulur asnjë shifër. Gjatë shpërndarjes së fondeve këtë herë kemi synuar zëvendësimin e grandit të pakushtëzuar pa adresë, me orientimin te grandi i pakushtëzuar për investime”, - tha Pone.
Në Komisionin parlamentar të Ligjeve raportuan edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shkolla e Magjistraturës, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioni i Shërbimit Civil. Me përjashtim të këtij të fundit, i cili u deklarua i kënaqur me fondin që qeveria i kishte akorduar në buxhet, të tria institucionet e tjera kërkuan shtesa. Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Mariana Semini, kërkoi nga Komisioni ndërhyrjen për rritjen e fondit të pagave dhe të sigurimeve shoqërore për tre punonjës. “Kërkojmë shtim të personelit me 3 persona, mes tyre një pedagog, pasi kemi vetëm katër të tillë që nga vitit 1997, një sekretar shkencor dhe një punonjës të mirëmbajtjes”, - kërkoi drejtoresha. Pas ndërhyrjes së anëtarëve të komisionit, u ra dakord për shtesa në buxhet vetëm për dy pedagogë. Shtesë prej 2 milionë lekë në investime përfitoi me ndërhyrjen e Komisionit të Ligjeve dhe Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Sugjerimet e këtij komisioni do të merren parasysh vetëm nëse ato i pranon Komisioni i Ekonomisë dhe Kuvendi i miraton.
Ruajtja e kutive të votimit
Refuzohet kërkesa e KQZ për magazinat
Komisioni parlamentar i Ligjeve refuzoi kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtesë fondesh në zërin “investime”, konkretisht për rikonstruktimin e magazinave ku qëndrojnë kutitë e votimit. Kërkesa e përfaqësuesve të KQZ-së nuk ishte mjaft bindëse për anëtarët, të cilët ia lanë shtesën e fondit për buxhetin 2011-s. “Fondi prej 250 milionë lekë le të shkojë për investime emergjente. Nuk është emergjente kërkesa juaj për të rikonstruktuar magazinat ku mbahen kutitë e votimit. Bëjeni prokurimin në vitin 2011. Nëse ju do të kishit vënë alarmin, jam i bindur se Ministria e Financave do të kishte blerë edhe mushama për t’i mbrojtur kutitë nga dëmtimi”, - tha kryetar i komisionit Ilir Rusmali. Kryetari Rusmali e cilësoi pa vend cilësimin e shpenzimit për rikonstrukturim të magazinave në funksion të zgjedhjeve. “Këto janë në funksion të institucionit dhe jo në funksion të zgjedhjeve”, - tha ai. Çështja e mbrojtjes së kutive ka shërbyer si argument për të shkaktuar ilaritet mes anëtarëve, të cilët, duke marrë shkas nga protesta triditore më e fundit e opozitës për këto kuti, kanë sugjeruan përdorimin e çadrave të PS-së për mbrojtjen e kutitë të votimit.