Pierre Mirel: Opozita t’i kthehet Parlamentit
25/11/2009 Shtohen zërat e ndërkombëtarëve që kërkojnë kthimin e opozitës në Parlament
Meta thotë se asnjë institucion ndërkombëtar nuk kërkon rihapjen e kutive
Komisioni Europian kërkon që e gjithë klasa politike shqiptare të japë kontributin e saj në funksion të procesit të integrimit. Drejtori i përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta deklaroi se të gjitha forcat në Shqipëri duhet të ndihmojnë në procesin integrues. “Kur themi ‘të gjitha forcat’, duhet të kuptojmë edhe Parlamentin. Dhe për këtë arsye, në mënyrë që Parlamenti të ndihmojë dhe të kontribuojë, ashtu siç bëmë edhe me Parlamentin në Malin e Zi, nevojitet apo lipset që opozita të jetë në Parlament”, - ka deklaruar Mirel. Sipas tij, në demokraci debati dhe diskutimet politike mund të bëhen vetëm në Parlament dhe jo në rrugë. “Përndryshe do të kemi një ndikim në opinionin që do të përgatisim ne dhe për këtë do të shikojmë funksionimin e demokracisë, Parlamentin dhe do të shohim nëse ai funksionon. Prandaj duhen gjendur mënyra që shumë shpejt opozita të kthehet në Parlament”, - deklaroi Mirel. Nga ana e tij ministri Meta ka deklaruar se asnjë institucion, të paktën në botën demokratike, nuk kërkon rihapjen e kutive ose nuk parakupton të flitet për dialog pikërisht për këtë gjë. “Askush nuk përkrah ultimatumet, askush nuk e kthen kokën pas më 28 qershor. Kështu që besoj se të gjithë duhet ta kuptojnë se dialogu do të thotë demokraci, nuk do të thotë ultimatum, nuk do të thotë destruktivitet”, - deklaroi Meta. Ai ka thënë se OSBE–ODIHR-i në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 28 qershorit i ka certifikuar ato si më të mirat e zhvilluara deri më sot në Shqipëri. “Ky raport është përshëndetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga BE-ja në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosnin për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim pas raportit të zgjedhjeve të OSBE–ODHIR-it, që ishte një test për zgjedhjet. Vetëm kërkesën absurde të opozitës për hapjen e kutive nuk e parakupton”, - ka deklaruar Meta. Ai theksoi se qeveria ka qenë dhe është e hapur për dialog për të akomoduar të gjitha kërkesat e arsyeshme.
Pierre Mirel
“Shqipëria ka për të pasur sfida të mëdha. Kjo sfidë ka për të qenë për përgjigjet që do të jepen për pyetësorin. Ashtu sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera të rajonit në të kaluarën, unë kam thënë se ajo që është tepër e rëndësishme, vërtet e rëndësishme në këtë opinion, është se si duhen përmbushur kriteret politike, funksionimi i demokracisë, shteti i së drejtës, që do të thotë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e medies.”
Ilir Meta
“E rëndësishme është që procesi i integrimit është hapur. Ne jemi të vendosur për të rritur të gjitha kapacitetet tona, në mënyrë që procesi të vijojë me një intensitet dhe cilësi sa më të lartë. Jemi të bindur se dhe Komisioni Evropian do të jetë në mbështetjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm, por natyrisht edhe vendet anëtare. Besoj se vizita e zotit Mirel do të pasohet edhe me vizita të tjera dhe nga një marrëdhënie akoma më intensive midis Shqipërisë dhe KE-së.”