E Diel, 1 Nëntor 2026

Cisse zbarkon në Romë

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 15:31

Djibril Cisse është përforcimi më i ri i Lazios. Sulmuesi francez ka zbarkuar të martën paradite në Romë, ku është pritur në aeroportin Fiumicino nga shumë tifozë entuziastë të ekipit Biancocelesti.

Rreth 400 mbështetës të Lazios e kanë përshëndetur përfaqësuesin francez, i cili vjen nga Panathinaikos, ku luajti së fundmi.

I lindur në vitin 1981, ish futbollisti i Liverpoolit së pari do t’i kalojë vizitat mjekësore e më pas do t’u bashkohet shokëve të rinj të skuadrës në kampin përgatitor para-sezonal ‘Auronzo di Cadore’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›