Jones pret vajzë
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 19:43
January Jones është duke e pritur një vajzë. Aktorja e “X-Men: First Class” – e cila ende nuk e di se kush është babai i fëmijës së saj – thuhet se është parë duke blerë tesha të vajzave në një dyqan në Los Angeles, ka shkruar X17 Online.
January, e cila pritet që të lind më vonë, kishte thënë se është shumë e kënaqur që do të ketë një fëmijë.
“Jam kënaqur duke pushuar dhe menduar për lindjen e vajzës”.