Chelsea e rrit ofertën për Modric

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 14:52
Chelsea e ka rritur ofertën për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric në 30 milionë euro, njofton Sky Sports.
Nënkampioni i Anglisë në muajin qershor kishte ofruar 25 milionë euro për përfaqësuesin kroat, por pasi Spurs nuk po lëshonin pe, ‘Blues’ vendosën të lëvizin.
Menaxheri Andre Villas-Boas e do gjithsesi një mesfushor, i cili do të ishte në gjendje ta zëvendësojë të lënduarin Michael Essien.
Edhe pse Modric e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, pronari i Hotspur, Daniel Levy, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta shesë lojtarin e transferuar nga Dinamo Zagreb në vitin 2008. 25 vjeçari mund të paguhet 150 mijë euro në muaj te Chelsea.
Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2015.