Boka Juniors ne vend te pare te kampionatit argjentinas

Kampionët e kampionatit Apertura, nuk e patën shumë të vështirë, ndonëse përballë patën një skuadër të fortë dhe nuk luajtën në stadiumin e tyre “Bonbonera”. Santiago Silva shënoi golin e parë për miqtë në stadiumin e La Platës, pastaj ishte radha e Pablo Ledesmës që të thyente portierin vendas, Mariano Anduhar.
Një lavdi e vjetër e futbollit, si Huan Sebastian Veron, goditi traun e portës mike për Estudiantesin me anë të një goditje dënimi nga largësia, përpara sesa Boka të shënonte edhe golin e tretë.
Pablo Muçe i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe realizoi pa shumë vështirësi. Pas kësaj fitoreje, Boka ka 17 pikë pas 8 ndeshjeve të para, duke qenë një pikë para Njuells Old Bojs që drejtohen nga ish-trajneri i Paraguajit, Gerardo Martino, ndërsa Estudiantes, Velez Sarsfild dhe Arsenal kanë nga 15 pikë.