I derguari OKB-se ne Siri raporton sot planin e paqes
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan pritet të raportojë gjatë ditës së sotme në lidhje me planin e paqes. Damasku zyrtar ka pranuar planin e tij, por ende asnjë zbatim i tij nuk është ndërrmarrë nga presidenti sirian Bashar Al Asad. Marrëveshja e Anan parashikon armëpushim të menjëhershëm, tërheqje të trupave qeveritare nga qytetet, ndihma humanitare dhe prani të mediave. Të dielën ministrat e jashtëm të më shumë se 70 shteteve janë mbledhur nr Stamboll të Turqisë për të biseduar mbi situatën në Siri, për të bërë thirrje që t'i jepej fund gjakderdhjes në vend, në një kohë që opozita siriane, e cila ndodhej në takimin ndërkombëtar bëri thirrje për luftë. Gjatë takimit kryeministri trurk Rexhep Tayp Erdogan u shpreh se populli i Sirisë nuk është vetëm. “Janë dhjetëra sirianët që çdo ditë po humbin jetën dhe qeveria e Asad duhet menjëherë të ndalë dhunën “ tha Erdogan.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Uashingtoni do të furnizojë opozitën siriane me pajisje për të komunikuar jashtë vendit dhe për të shmangur sulmet nga forcat qeveritare. Vendet njohën Këshillin Kombëtar Sirian opozitar si përfaqësues legjitim të të gjithë sirianëve. Ndërsa situata në Siri vijon të jetë e tensionuar. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 9 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të trazirave një marsin e vitit 2011.