Boka dhe Maradona, përfundon "dashuria"
Sherri me Juan Roman Rikelme dhe fundi i "dashurisë" me Boka Juniors. Kohë të vështira për Diego Armando Maradonën, të sulmuar më parë nga lojtari i talentuar dhe tashmë edhe nga "Bombonera", stadiumi që nuk e kishte vënë kurrë në diskutim. Të dielën, tifozët e Bokas kanë shënjestruar Maradonën: "Rikelme, idhulli i Bokas. Maradona, idhull i kombëtares dhe tradhtar", "Maradona të të vijë turp, e braktise Bokan", "Maradona ka vdekur për Bokan", "Mbreti vdiq, rroftë mbreti".