E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks, Calzaghe ruan titullin kampion

Joe Calzaghe ka arritur të përballojë grushtet e Roy Jones, duke mbajtur titullin kampion për peshën super te mesme.

Në Madison Square të New York, Calzaghe ka arritur të fitojë me pikë unanimisht, 118 me 109. Kanë qenë rreth 7000 tifozë britanik që kishin shkuar për të ndjekur Calzaghe.

Ndër të ftuarit VIP kishte dhe emra të njohur të boksit si Lenoks Ljuis. Që në fillimin e ndeshjes Calzaghe u rrëzua por më pas ndryshoi gjithcka deri sa në përfundim kaloi dhe pikavarazhin në favor të tij.

Boksieri nga Uellsi nuk ka asnjë humbje në 46 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në karrierën e tij.

Tashmë Calzaghe, i cili është në moshën 36-vjecare është duke menduar edhe tërheqjen nga sporti, por ende nuk ka vendosur të bëjë dicka të tillë zyrtarisht.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›