E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kairo: Të blejmë kartonin e Xhemailit

Fitorja kundër Palermos i ka rikthyer buzëqeshjen presidentit të Torinos, Urbano Kairo, i cili është entuziazmuar nga loja e mesfushorit me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Blerim Xhemaili.

“Loja e tij më ka kënaqur. Xhemaili më pëlqeu tej masë. Më bëhet shumë qejfi për të, sidomos pas atyre që ka kaluar, dëmtime, transferime e shumë si këto”, tha ai.

Kairo është shumë optimist që skuadra e Torinos do të jetë në gjendje që ta blejë plotësisht kartonin e futbollistit me pasaportë zvicerane, ta marrë në formë huazimi.

"Do ta blejmë patjetër kartonin e Xhemailit. Ai ka kualitete të shkëlqyera dhe shumë të rëndësishme, jo vetëm si lojtar, por edhe në kontaktet e përgjithshme. Përveç ideve të qarta në fushë dhe gjuajtjeve të forta, ai ka edhe personalitet. Më vjen shumë keq për dy shtyllat, ku nuk pati fat”, përfundoi presidenti Kairo.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›