Mungon Bogdani, Kievo mundet

Dëmtohet Erjon Bogani, sulmuesi shqiptar i skuadrës së Kievos në Serinë A.
Sikurse është bërë e njohur dje, nga media italiane, lojtari i repartit të avancuar vuan një dëmtim në kofshën, e cila e ka shqetësuar shumë pasditen e të shtunës dhe të dielën.
Pikërisht ishte ky dëmtim, ai i cili i ka humbur edhe mundësinë për të nisur “erën” e trajnerit të ri Di Karlo si titullar.
Tekniku i ri i Kievos e kishte parashikuar shqiptarin në formacionin e parë për ndeshjen e djeshme ndaj Juventusi, por problemet e papritura të sulmuesit, kanë bërë që ai të mos jetë i disponueshëm.
Dhe në mungesë të tij, Kievo është mundur dje në shtëpi me rezultatin 2-0 nga Juventusi i Ranierit. Del Piero shënoi sërish një supergol në minutën e 40, ndërsa goli tjetër mban firmën e sulmuesit të bardhezinjve, Iakuanta.