Tirana humb ne Elbasan, Dinamo barazon

Tirana ka humbur me Elbasanin 1-0 ne ndeshjen e vlefshme per javen e 10-te te Superliges. Vendasit kane shenuar ne minuten e 17-te te takimit me ane te Orjand Abazaj.
Pas kesaj ndeshjeje Tirana mban serish kreun e kampionatit me vetem nje pike diference nga Vllaznia dhe Shkumbini.
Ekipi tjeter i kryeqytetit, Dinamo ka barazuar 1-1 me Flamurtarin e Vlores. Te paret kane kaluar ne avantazh vendasit ne minuten e 75-te me ane te Sebino Plakut, por vetem nje minute me pas, vlonjatet barazojne me Eleandro Pema.
Pas ketij barazimi Dinamo eshte ne vendin e katert me 17 pike, ndersa Flamurtari mban vendin e tete te tabeles me 13 pike.