E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han rikthehet të bëjë detyrën

Ari Han, trajneri holandez i Kombëtares sonë, ishte edhe tifozi “Vip” i ndeshjes mes Dinamos dhe Flamurtarit, e mbyllur në barazim 1-1.

Tekniku i kuqezinjve, i cili u largua në fillim të javës nga Shqipëria drejt atdheut të tij, është rikthyer sërish në vendin tonë, për të vazhduar më tej punën e tij.

Qëllimi i pranisë së tij në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, më shumë sesa për kuriozitet apo tifozllëk për ndonjërën prej skuadrave, kishte të bënte me ndjekjen e elementëve të talentuar, të cilët në një të ardhme të afërt do të mund të luajnë për ngjyrat e përfaqësues sonë.

Ai ka qenë i vëmendshëm pothuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe ka mbajtur shënime në bllokun e tij për statistikat e lojtarëve të veçantë. Ndërkohë që, në ditën në vazhdim, Hanit do t’i duhet të përgatisë planin për miqësoren në Azerbajxhan, më 19 nëntor.   
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›