Boks Kolaj kampion i Italise

Një tjetër shqiptar shkëlqen në sportin Italian. Bëhet fjalë për Orial Kolajn, I cili është shpallur kampion I Italisë në boks, në peshat gjysmë të rënda.
Bokseri me origjinë nga Lezha, por I natyralizuar si Italian, mposhti pas dhjetë raundeve në “Pallatin e Sporteve” në Romë, ish-mbajtësin e titullit, Danilo D'Agata.
Në sfidën e organizuar nga “Buçioni Boxing Team Promotion”, ku kishte edhe një prezencë të madhe të tifozëve, Kolaj triumfoi me pikë, 97-93; 95-97; 97-93. Falë vendimit të dy nga tre gjyqtarëve të sfidës, 28-vjeçari mori brezin e kampionit.
Pavarësisht vendimit jo unanim, dueli ka folur plotësisht për Kolajn, që në vitin 2009 ishte ndeshur me D’Agatën në finalen e Kupës së Italisë. Shqiptari dominoi prej momentit kur hipi në ring, duke pasur duelin nën kontroll gjatë gjithë kohës.
Sfiduesi Kolaj ishte dukshëm më i fort dhe shfrytëzoi institktin, për të neutralizuar teknikën dhe shpejtësinë e ish-kampionit dhe për ta mposhtur atë.
Në fund të sfidës, kur Kolaj u shpall kampion I Italisë për peshat gjysmë të rënda, në ring shpërtheu festa, e aty nuk kishte si të mungonte edhe flamuri shqiptar.