E Diel, 1 Nëntor 2026

Boks, Krasniqi shpreson duelin me Çagaev

Luan Krasniqi synon që të rikthehet si protagonist në ringun botëror. Kosovari 37-vjeçar shpreson të ndeshet me uzbekun Ruslan Çagaev. Sipas faqes online të "Bild", Krasniqi ka prenotuar edhe "Porsche Arena" të Shtutgartit për datën 27 shtator. Pas më shumë se një viti pauzë, ai dëshiron të ketë shansin e fundit për titullin kampion bote në WBA. Momentalisht Krasniqi është jashtë 15 vendeve të para në rang-listën e këtij versioni. Megjithatë, që dueli të realizohet, më parë boksieri nga Uzbekistani duhet të fitojë sfidën e 31 majit me Nikolai Valuev. Në fillim të vitit 2008, Krasniqi dhe Çagaev kishin arritur marrëveshjen që të ndesheshin së bashku, por federata WBA lajmëroi se Çagaev duhej të ndeshej edhe një herë kundër Valuev.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›